Shuhet “më e bukura e botës” Gina Lollobrigida, ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare

Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare aktorja Gina Lollobrigida, një nga yjet më të mëdha të kinematografisë europiane në vitet 1950-60. Shpesh e cilësuar si "gruaja më e bukur në botë", ajo realizoi mbi 60 filma ne yjet më të mëdhenj të Hollywood.

Një nga yjet më të mëdha të kinematografisë europiane në vitet 1950-60, aktorja Gina Lollobrigida ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare.

Diva e madhe e kinematografisë italiane ka lindur më 4 korrik 1927 në provincën e Romës Subiaco dhe ishte një ‘seks simbol’ i viteve 50-60 ndërkombëtarisht. Brezat e shikuesve e kanë njohur dhe dashur si 'La Bersagliera': Gina Lollobrigida, një divë që kishte gjithmonë guximin të thoshte atë që mendonte pa CENSURË.

E vlerësuar me shtatë çmime “David di Donatello”, dhe vlerësime të shumta botërore, Lollobrigida luajti në dhjetëra filma me yjet më të mëdhenj të Hollivudit dhe kinematografisë italiane, nga Frank Sinatra dhe Sean Connery te Marcello Mastroianni dhe Humphrey Bogart dhe mori nofkën “La Lolo”.

Në vitin 1955 Lollobrigida intërpretoi në filmin e quajtur “La Donna Piu Bella del Mondo”, nga ku mori edhe famën më të madhe. Ajo realizoi mbi 60 filma. Roli kryesor i saj ishte në filmin e John Huston “Beat the Devil” (1953). Në vitin 1961 ajo fitoi një “Golden Globe” me “Come September”.

Kur u tërhoq nga kinemaja, Lollobrigida iu përkushtua mbi të gjitha artit dhe fotografisë, me ekspozita të shumta, nuk reshti asnjëherë së bëri plane, i fundit një libër me vizatime.