Myzyraj: Duan Luizin e budallenjtë e tjerë të Shqipërisë, tmerruese protesta! Për 3 megaskandale populli u zhduk

Organizimi i një proteste në shenjë përkrahjeje për banorin e shtëpisë "Big brother" ka sjell reagime të shumta.

Gazetari, Isa Myzyraj në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora tha se e sheh një protestë të tillë si 'tmerruese'.

Madje ai u shpreh se "Kemi menduar se do të bëhemi një ditë më mirë por me këtë nivel shoqeror që kemi a ja vlen ende që të vazhdojmë të ngremë çështje të tjera të korrupsionit, ku shoqeria, do Luizin dhe budallenjtë e tjerë të Shqipërisë".

Isa Myzyraj: Është tmerruese ajo që ka ndodhur sa i përket reagimit qytetar ndaj programeve të tilla si "Big Brother". Muajt e fundit kemi pasur të paktën 3 megaskandale dhe vetëm populli shqiptar është i aftë të zhduk nga ekrani ngjarje të tillë dhe të ndjekë programe që nuk japin asgjë. Ndjekin programe që as nuk edukojnë, as nuk japin mendim për një çështje. Kemi menduar se do të bëhemi një ditë më mirë por me këtë nivel shoqeror që kemi a ja vlen ende që të vazhdojmë të ngremë çështje të tjera të korrupsionit, ku shoqeria, do Luizin dhe budallenjtë e tjerë të Shqipërisë.

Sipas tij mediat duhet të kenë programe që edukojnë.

"Autori dhe autorja e programit kur të vënë kokën në jastëk duhet të mendojnë çfarë janë duke bërë, a do ti japin diçka atij dreq populi që po i shikon.", tha ai.

Isa Myzyraj: Nuk mund të lejojmë që 27 vjeçarët të shpenzojnë ditën duke folur për Big Brother. Merr një akademik në ekran, një shkrimtarë.  Shqiptarët nuk kanë integrim se nuk mund të integrohet një popull që zyrtarja e ministrit të financave kapet me miliona euro dhe ne ngrihemi në protestë për atë farë Luizi ato kur të shkojnë të flenë gjumë duhet të mendojnë çfarë po i bëjën këtij populli.  Autori dhe autorja e programit kur të vënë kokën në jastëk duhet të mendojnë çfarë janë duke bërë, a do ti japin diçka atij dreq populi që po i shikon.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.