"Dil jashtë se tërmet", banorët ndjenë lëkundjet e tërmetit, Luizi shqetësohet për Kiarën

Një tërmet me magnitutë 4.7 i shkallës Rihter u regjistrua mbrëmjen e 15 janarit me epiqendër në Dibër ndërsa lëkundjet u ndjenë dhe në Tiranë, Elbasan, Durrës.

Banorët e shtëpisë në BBV ndjenë lëkundjet ndërsa disa prej tyre u çuan për të dalë jashtë.

Luzi duket se është shqetësuar për Kiarën e cila në atë kohë ndodhej në tualet e sapo ajo doli i tha tëdalë jashtë në oborr pasi ra tërmet.

"Kiara dil pak jashtë se po bie tërmet, hidh dicka krahëve", i tha ai.

Duket se dyshja ka gjetur sërish gjuhën e bisedimit mes tyre duke lënë pas "sëmundjen" e Luizit e kanë filluar sërish të bisedojnë me njëri-tjetrin.

Më 18 janar moderatorja Kiara Tito ka ditëlindjen e saj, e Luiz Ejlli ka nisur me përgatitjet e surprizës për ta bërë atë një ditë të veçantë për moderatoren.