Gruaja gjen pitonin dy metra të gjatë, të "mbytur" në rriqna
Një grua mbeti 'e tmerruar' pasi zbuloi një piton dy metra të gjatë me 30 rriqra të mbërthyer në kokë.
Rhianna Tannock tha se ajo dhe partneri i nënës së saj, Evan Barratt, e zbuluan gjarprin teksa po ecnin nëpër një kopësht limonash në Bayron Bay të shtunën.
Dyshja e hasi pitonin dhe u ndalën për të bërë disa foto përpara se ta ndihmonin. Zonja Tannock tha se kishte hasur shumë gjarpërinj më parë, por duke parë parazitët që thithnin gjak e që kishin mbuluar kokën e gjarprit, këtë nuk e kishte hasur më parë.
“Jam mësuar të shoh gjarpërinj, ata rrinë në vetvete nëse i lini të qetë”, tha ajo për Yahoo News.
Zonja Tannock tha se zoti Barratt përdori një piskatore për të hequr 30 rriqna nga koka e gjarprit, katër nga trupi i tij dhe gjashtë nga fundi i bishtit.
"Unë nuk rekomandoj askënd që të shkojë dhe të marrë kafshë të egra, veçanërisht gjarpërinjtë, nëse nuk jeni të trajnuar për ta bërë këtë," tha ajo.
Rriqnat janë një parazit i vogël që ushqehet me gjak.
Ato janë të zakonshme në bregun lindor të Australisë dhe zakonisht gjenden në zona të lagështa dhe të dendura me shkurre.
Dihet se rriqnat synojnë kafshët që janë të dobëta ose të sëmura, duke përfshirë gjarpërinjtë, koalat, qentë etj.

