"Shumë urime për...?!" Gafa e rradhës: Biden i harron emrin nuses së djalit

Debati për gjendjen mendore të presidentit 80-vjeçar të SHBA-së, Joe Biden , u “ndez” nga gabimi i ri që ai bëri gjatë një eventi në Uashington për Martin Luther King.

Siç shihet në video, Biden i këndoi "Gëzuar Ditëlindjen" gruas së djalit të tij Martin Luther King, por ... ai harroi emrin e saj.

“Martin sot ne festojmë trashëgiminë e babait tuaj të dashur. Por sot urime edhe për gruan tuaj që mendoj se ka ditëlindjen? Shiko gruaja ime ka një rregull në familjen tonë: kur dikush ka ditëlindjen, ne i këndojmë "Gëzuar ditëlindjen". A jeni gati;" tha ai pa e ditur atë që do të vinte.

Sipas mediave amerikane, presidenti amerikan filloi të kërkonte me ankth emrin e gruas por nuk arriti dot dhe kështu që tha “Gëzuar ditëlindjen, e dashur Valen".

Gruaja e djalit te tij quhet Arndrea Waters King.

Duke kuptuar gabimin Biden u përpoq ta ironizonte situatën duke thënë se "është e vështirë të jesh 30 vjeç. Por duhet ta kapërcesh atë".

 Joe Biden është presidenti më i vjetër në detyrë i SHBA-ve, me gabimet e tij herë pas here duke ndezur debatin për gjendjen e tij mendore.