Pikturojini lopës vija të bardha si të zebrës që mos ta pickojnë mizat
Pikturimi i "vijave të zebrës" në turpin e lopës suaj largoka mizat.
Në këtë përfudnim ka dalë një studimi të ri i publikuar në PLoS ONE, pasi ajo përgjysmon numrin e mizave kafshuese te lopët.
Mizat kafshuese janë një nga fatkeqësitë më të mëdha të lopëve në mbarë botën.
Insektet irrituese bëjnë që lopët të kullosin më pak, të hanë më pak, të flenë më pak dhe gjithashtu të grumbullohen, gjë që streson kafshët dhe çon në më shumë lëndime.
Dëmi i shkaktuar nga pickimi i mizave është i barabartë me rreth 2.2 miliardë dollarë humbje ekonomike vjetore për industrinë e gjedhëve në SHBA.
Duke kërkuar një zgjidhje të mundshme për këtë situatë, një ekip studiuesish japonezë zbatuan me zgjuarsi mësimet nga kërkimet mbi zebrat.
Shkencëtarët e kafshëve kanë menduar prej kohësh funksionin e vijave të dallueshme të zebrave dhe një konsensus në rritje sugjeron që ato të pengojnë insektet, ndoshta duke ngatërruar sistemet e zbulimit të lëvizjes së insekteve që kontrollojnë afrimin dhe uljen.
