Bëri seks me kolegët policë, bashkëshorti mbron gruan e tij: Ajo është viktima, nuk ka faj

Ish-oficerja e policisë Megan Hall është në qendër të skandalit që rezultoi me shkarkimin e saj dhe katër kolegëve të tjerë në Departamentin e Policisë La Verne, Tenessy, SHBA.

Sipas raportimeve, Hall kishte kryer marrëdhënie seksuale me gjashtë kolegë të saj  edhe gjatë detyrës. 

Përveç gruas së re, katër oficerë të tjerë, Juan Lugo, Louis Powell, Ty McGowan dhe Seneca Shields, u pushuan nga puna  pasi një hetim i brendshëm zbuloi aktivitete të papërshtatshme nga personat e përfshirë, disa prej të cilëve ishin të martuar. 

Dy persona të tjerë që dyshohet se kanë pasur marrëdhënie seksuale me Hall janë pezulluar.

Mirëpo bashkëshorti i saj, e ka mbështetur dhe nuk i ka besuar aspak ato që i është thënë.

"Më duket e papranueshme ajo që ndodhi në Departamentin e Policisë në La Verne, por ajo nuk ka shkelur ligjin. Ajo është viktima në këtë rast. Ajo bëri një punë të shkëlqyer dhe nuk mund ta fajësosh”, tha ai.