Kompromise për të arritur shumë në jetë? Deborah Keçi: Jam vajza që ngrihem lart pa shkelur mbi të tjerët
Deborah Keçi, drejtore e klubit të shumësportësh në bashkinë e Tiranës, ishte e ftuar speciale në D-Night në Rtv Ora për të na treguar më shumë për karrierën e saj dhe sukseset e korrura deri tani brenda dhe jashtë vendit.
E pyetur nga moderatorja Dajana Shabani se për çfarë nuk do të bënte kurrë kompromise në jetës e saj, ajo u përgjigj në këtë mënyrë.
Dajana: Për çfarë nuk do bëjë kurrë kompromise?
Deborah Keçi: Ka shumë gjëra, por disa nga gjërat që nuk do të bija kurrë në kompromise është për të marrë gjëra që e para nuk i meritoj. Unë kam diçka se më keq sesa humbja është të fitoj pa e meritur dhe dua drejtësi në çdo fushë të jetës.
Kjo është një nga gjërat që nuk e toleroj tek vetja ime dhe dua që gjërat t’i arrij me hapa të sigurt dhe t’i bëj ashtu siç duhet dhe pa shkelur mbi vlerat dhe moralet e mia.
Unë jam nga ato njerëz që gëzohem për sukseset e të tjerëve dhe shumë njerëz mendojnë që Deborah është ambicioze dhe po jam, por gjithmonë ambicien dhe sfidën e kam me veten time.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
