U përfol për ndarje, Rozana Radi zbulon çmenduritë për partnerin: I kontrolloj telefonin fshehurazi, fshin mesazhet para se të vijë në shtëpi

Rozana Radi dhe partneri i saj Shpëtimi kanë një lidhje të konsoliduar prej 10 vitesh, e cila disa muaj mëparë u përfol se kishte marr fund.

Këtyre zërave iu përgjigj vetë këngëtarja, e cila u shpreh se janë vetëm thashetheme te përhapura nga mediat dhe çifti vazhdojnë shumë të lumtur bashkëjetesën e tyre.

E ftuar së fundmi në emisionin 'Glamour Zone', përballë moderatores Ester Bylyku, Rozana zbuloi çmenduritë që bën për partnerin e saj.

Ester Bylyku: Më thuaj të vërtetën, a ia kontrollon telefonin fshehurazi ndonjëherë partnerit?

Rozana Radi: Gjithmonë, gjithmonë, dhe nuk kam nevojë të mendohem fare përpara se të përgjigjem.

Ester Bylyku: Pse? Ke kapur ndonjë gjë që nuk i beson?

Rozana Radi: Nuk kam kapur asgjë, por e kam fiksim t`ja kontrolloj. Nëse e merr telefonin do gjesh patjetër diçka edhe nëse është ndonjë mesazh pa të keq. Unë  di këtë dhe vazhdoj ta kontrolloj (qesh). Prandaj i them publikisht Shpëtimit të ndryshojë kodin e telefonit. Por gjithësesi burrat i fshinë mesazhet para se të vijnë në shtëpi (qesh).

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

Për ta parë te plotë këtë moment, klikoni videon e mëposhtme