Njihuni me trajnerin dhe vajzën e tij 2 vjeçare që e shoqëron në palestër
Leonsjo Guma, trajner CrossFit në një intervistë në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora foli rreth CrossFit.
Ai thotë se "Mund ta bëjë kushdo, por e rëndësishme është nisja'.
Leonsjo Guma: Mund ta bëjë kushdo, por e rëndësishme është nisja. Ne aplikojmë 15-18 seanca ku shikoj ë personin se sa evoluon pastaj vendos ecurinë e personit në fjalë. Njerëzit në përgjithësi mendojnë që në një kohë të shkurtër mudn të kenë. Rezultatin e kërkuar. I ndajnë pikat, këtu atje sikur bëjmë operacione.
Për të shikuar rezultate trajneri thotë se duhen "4 deri 6 muaj ".
Leonsjo Guma: Katër deri 6 muaj shikohen rezultatet e para. Kjo lidhet shumë me personin që stërcitet, regjimin ushqimor. Nëse kanë regjimin e duhur rezultatet janë të mëdha. Në çdo punë që bëjmë vullneti është kryesori.
Një surprisë për trajnerin në "Jeto me Orën" ishte vajza e tij e vogël e cila e shoqeron të atin në punë.
"Të dua shumë babush", dëgjohet duke thënë në një videomesazh.
Sakqa Leonsjo e përshkruan të voglën e tij si "dashuri më vete".
Leonsjo Guma: Vajza e vogël është dashuri më vete. Mundohem ta kem të pranishme. Mundohet të stërvitet në mënyrën e vet. Është një kënaqësi që nuk di ta shpjegoj.
