"Ja çfarë ndodhi mes nesh", Rozana Radi sqaron për herë të parë sherrin me Noizyn
E ftuara speciale e emisionit 'Glamour Zone' këtë të premte ka qenë këngëtarja e mirënjohur Rozana Radi.
Në një intervistë tejet të sinqertë përballë moderatores Ester Bylyku, Rozana rrefeu të vërtetën e marredhënies me reperin Noizy.
Pas dy bashkëpunimeve të suksesshme 'Fly' dhe 'Mr.Yesterday', dyshja u përfol se kishin patur konflikte me njëri-tjetrin dhe i kishin dhënë fund miqësisë së tyre.
Por si është e vërteta? Gjatë bisedës me moderatoren Ester Bylyku, Rozana Radi tha:
'Unë dhe Noizy nuk jemi zënë asnjëherë. Kurrë nuk kemi patur konflikte me njëri-tjetrin. Ai është shumë djalë i mirë. Thashethemet se kemi bëre sherr, janë përhapur sepse unë dikur kam thënë që nuk dëgjoj rap. Ndërsa në një rast tjetër kam thënë se kam dëgjuar këngën e Stresit 'Lambo', njerëzit janë keqkuptuar dhe kanë menduar se kam thumbuar Noizyn. Por nuk është e vërtetë.'
A do të ketë një bashkëpunim të tretë mes tyre, Rozana Radi përgjigjet:
'Kurrë mos thuaj kurrë. Ndoshta ne kemi një surprizë që nuk duam ta zbulojmë.'
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
Për ta parë te plotë këtë moment, klikoni videon e mëposhtme
