Të shtëna me armë në Londër, 3 gra dhe një vajzë e vogël të plagosur
Tre gra dhe një vajzë shtatëvjeçare u plagosën nga të shtënat në Londër pranë një kishe ku po kremtohej një funeral.
Gratë, të moshës 54, 48 dhe 41 vjeç, u shtruan në spital pas sulmit, i cili ndodhi pranë St Aloysius RC
Nga hetimet e para të policisë rezulton se të shtënat janë qëlluar nga një makinë që ka ecur me shpejtësi përgjatë rrugës Phoenix, e cila më pas është larguar.
Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani. Në një deklaratë të lëshuar nga Twitter, Policia e Camden raporton se aktualisht ka "një prani të konsiderueshme të zbatimit të ligjit" në zonë.
Në vendngjarje ndodhen edhe ambulancat dhe helikopterët e shpëtimit, ndërsa disa rrugë janë të mbyllura. Kisha u evakuua dhe reagimi ndaj sulmit ishte një "tronditje dhe befasi" midis kalimtarëve dhe banorëve.
