Vajza e Elvis Presley do të varroset pranë babit dhe djalit të saj 27 vjeçar që vrau veten
Lisa Marie Presley do të varroset pranë babait dhe djalit të saj të ndjerë në pronën e familjes në Tennessee, Graceland, sipas një përfaqësuesi të familjes.
Këngëtarja, e cila vdiq pasi thuhet se pësoi arrest kardiak në shtëpinë e saj të enjten, ishte 54 vjeç.
Ajo ishte fëmija i vetëm i "Mbretit të Rock 'n' Roll", Elvis Presley.
“Vendi i fundit i pushimit të Lisa Marie do të jetë në Graceland, pranë djalit të saj të dashur, Benit”, tha një përfaqësues i vajzës së saj.
Djali i Presley-t, Benjamin Keough, vrau veten në gusht 2020 në moshën 27-vjeçare.
Në një nga postimet e saj të fundit në mediat sociale, Presley ndau një ese që shkroi për revistën People për luftën e saj me pikëllimin pas vdekjes së djalit të saj.
"Unë jam përballur me vdekjen, pikëllimin dhe humbjen që në moshën 9-vjeçare. Unë kam pasur më shumë se kushdo pjesën e duhur të saj në jetën time dhe në njëfarë mënyre, ia kam arritur deri këtu", ka shkruar ajo.
"Vdekja është pjesë e jetës, pavarësisht nëse duam apo jo - dhe po ashtu edhe pikëllimi."
Ajo ka lënë pas tre vajza - Riley Keough, një aktore, dhe binjakët Finley dhe Harper Lockëood - dhe nëna e saj, Priscilla.