Mediat gjermane: Ministrja e Mbrojtjes Lambrecht mund të japë dorëheqjen
Sipas disa raportimeve në media, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht mund do të japë dorëheqjen.
Gazeta gjermane "Süddeutscher Zeitung" shkruan, se Christine Lambrecht do të dorëzojë detyrën javën e ardhshme.
Kurse sipas gazetës "Bild" iniciativa vjen nga vetë politikania socialdemokrate duke shtuar krijimin e bindjes tek Lambrecht, se nevojitet një fillim i ri në Ministrinë e Mbrojtjes.
Por zyrtarisht nuk është konfirmuar asgjë. Ministrja është vënë disa herë në qendër të kritikave.
Së fundmi një video natën e Vitit të Ri shkaktoi reagime e kritika të forta e po ashtu edhe deklaratat me shumë të vdekur në Ukrainë, u konsiderua e pavend.
Por kritika ka pasur edhe për problemet në furnizimin e Bundeswehrit apo shfaqjen e saj publike.
Pasuesin e pret një detyrë shumë e vështirë, sepse Ministria e Mbrojtjes ndodhet para ndryshimeve të mëdha, kjo në lidhje me jetësimin e fondit gjigand prej 100 miliardë eurosh të vënë në dispozicion për mbrojtjen pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Sipas "Süddeutscher Zeitung" shanse për këtë post do të kishte Eva Högl e SPD-së, aktualisht e ngarkuara për ushtrinë e Bundestagut.