Shpërthen tubacioni i gazit Lituani-Letoni, autoritetet: Nuk përjashtohet pista e sabotazhit

Një tubacion gazi që lidh Letoninë me Lituaninë, shpërtheu në flakë, mbrëmjen e së premtes, ndërkohë autoritetet deklaruan se nuk ka shenja për një sabotazh, por po i hetojnë të gjitha pistat e mundshme.

Tubacioni i gazit që lidh Lituaninë me Letoninë, shpërtheu në flakë, mbrëmjen e së premtes. Ngjarja ndodhi në rajonin verior të Pasvalis, në Lituani, pranë kufirit me fqinjët e tyre letonez.

Imazhet e transmetuara nga mediat lokale tregonin flakët që ndriçonin qiellin e natës, me zyrtarët që thanë se nuk ka pasur viktima apo të lënduar, të shkaktuara nga shpërthimi.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Ministri letonez i Mbrojtjes, Artis Pabriks, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, tha se shkaku i incidentit do të hetohej dhe pista e një sabotimi të mundshëm, nuk mund të përjashtohej.

Shefi ekzekutiv i kompanisë e cila transmeton gazin, deklaroi në një konferncë për shtyp, se sipas vlerësimit paraprak, nuk shihnin ndonjë shkak apo dyshim për sabotazh, por hetimi do të mbulojë të gjitha opsionet e mundshme.

Ai shtoi më tej se tubacioni i cili është ndërtua në vitin 1978, i është nënshtruar disa punimeve të mirëmbajtjes së fundmi dhe se zyrtarët do të përpiqen të përcaktojnë nëse kjo ka ndikuar në shpërthim, ndërsa tha se furnizimi me gaz ishte ndërprerë dhe se autoritetet dhe specialistët që hetonin incidentin nuk kishin informacion për ndonjë dëmtim të qëllimshëm të tubacionit.

Tubacioni i gazit që bën të mundur furnizimin për Lituaninë dhe Letoninë, përbëhet nga dy sisteme paralele, ndërsa kompania transmetuese e gazit, deklaroi se shpërthimi ndodhi vetëm në njërin prej tyre dhe se tubacioni tjetër ishte i padëmtuar.

Biknius tha se tubacioni - i cili u ndërtua në vitin 1978 - i është nënshtruar disa punëve të mirëmbajtjes së fundit dhe se zyrtarët do të përpiqen të përcaktojnë nëse kjo ka kontribuar në shpërthim.

"Të gjitha arsyet do të hetohen dhe sqarohen në ditët në vijim," tha zoti Biknius.

Ai shtoi se furnizimi me gaz në tubacion ishte ndërprerë dhe se zjarri ishte qetësuar pas katër orësh dhe se autoritetet dhe specialistët që hetonin incidentin nuk kishin informacion për ndonjë dëmtim të qëllimshëm të tubacionit.

Tubacioni përbëhet nga dy sisteme paralele dhe Amber Grid tha se shpërthimi ndodhi në njërin prej tyre. Tjetri ishte i padëmtuar. Amber Grid shtoi se shpërthimi kishte ndodhur "larg nga çdo ndërtesë banimi".

Shpërthen tubacioni i gazit Lituani-Letoni, autoritetet: Nuk