Raketa ruse godet Kramatorsk! 'Wagner' kontrollon territorin e Soledar! Ukraina: Ne po rezistojmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2023, 07:45
Lufta në Ukrainë ka arritur ditën e 321-të. Vijojnë luftimet e ashpra në Donetsk. Moska pretendon se ka vrarë mbi 600 ushtarë ukrainas në Kramatorsk, por Kievi e mohon këtë. Grupi mercenar rus Wagner ka pretendon se ka fituar kontrollin mbi qytetin Soledar në Ukrainën lindore, por Kievi thotë se ushtarët e tij po rezistojnë.
Raketa ruse ka goditur Kramatorsk gjatë natës duke goditur një makinë që përfundoi e djegur jashtë rrugës. Ndërkohë SHBA po vlerëson dërgimin e mjeteve të blinduara Stryker, sipas portalit ‘Politico’.
Sulme të reja dhe shumë të ashpra janë raportuar në Soledar, pranë qytetit lindor të Bakhmut.
