‘Më bezdisin mosmirënjohësat” Dajana: Më kërkoi t’i fusja mamin në punë, e gjeta duke folur keq për mua

Të gjithë e njohin Dajana Shabanin, moderatoren e emisioneve live ku me pozitivitetin dhe humorin e saj ka bërë për vete publikon e shumë moshave.

Në një intervistë ekskluzive, ajo u ndal tek një fenomen që shpesh herë e gjejmë në shoqërinë tonë. Mosmirënjohja është vesi më i keq që mund të ketë një njeri dhe kështu i ka ndodhur edhe Dajanës me një vajzë e cila i ka kërkuar punë për mamanë e saj.

Por, si qëndron e gjithë historia?

Bes Metani: Të ka mërzitur ndokush ty shumë?

Dajana: Besi mua më mërzisin vetëm mosmirënjohësat dhe rasti më i fundit e për këtë jam shumë e sinqertë është që një vajzë më ka kërkuar që t’i fus mamin në punë, e kam ndihmuar dhe unë e gjej tek njerëzit që komentojnë keq për mua.

Sinqerisht, mua nuk më mërzit askush shumë, përveç shëndetit dhe një ekonomie jo të qëndrueshme (gjë që nuk ndodh) pra më mërzisin njerëzit që mua nuk më njohin…dmth më mërzisin është fjalë e madhe sepse nuk ka shanse, por më bezdisin, pra mosmirënjohësit.

D-Night një program nga Dajana Shaban inga e hëna në të enjte live në Rtv Ora 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: