Mbi 400 persona të arrestuar pasi ushtria ka rimarrë kontrollin e Kongresit në Brazil

Mbështetësit e ish-presidentit brazilian të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro sulmuan të dielën Pallatin Presidencial, Gjykatën e Lartë dhe ndërtesa të tjera qeveritare, pasi nuk pranojnë rezulatin e zgjedhjeve.
Skenat dramatike erdhën një javë pas marrjes së presidencës nga veterani krahut të majtë Luiz Inácio Lula da Silva.
Mijra persona të veshura me ngjyrat kombëtare dhe të mbështjella me flamurin Brazilian, u përleshën me policinë dhe arritën të hyjnë brenda godinave.
Është nevojitur ndërhyrja e ushtrisë për të sprapsur protestuesit, duke arrestuar edhe me qindra.
Duke marrë shkas nga ngjarja, Presidenti urdhëroi Gardën Kombëtare që të hynte brenda për të rivendosur rendin në kryeqytet. Ai urdhëroi gjithashtu mbylljen e qendrës së Brasilias, duke përfshirë rrugën kryesore ku ndodhen ndërtesat administrative dhe qeveritare, për 24 orë.
Në daljen e tij për mediat, presidenti brazilian kritikoi ashpër veprimet e polcisë, duke deklaruar se nuk bënë asnjë veprim për të ndaluar pushtimin e Kongresit, godinave qeveritare dhe presidencën.
Pas trazirave në Brazil, ka ardhur edhe reagimi i Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, dënoi dhunën në kryeqytetin, Brasilia. Ndërsa, Sekretari i Shtetit Antony Blinken, deklaroi se SHBA kërkon një fund të menjëhershëm të dhunës.
Ndërkohë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka theksuar se nga BE ekziston mbështetje e plotë për Presidentin Lula Da Silva, duke shtuar se ai është zgjedhur në mënyrë demokratike nga miliona brazilianë përmes zgjedhjeve të ndershme dhe të lira.
