“Të luftojmë për të ecur përpara!” Psikologu tregon si mund të motivohemi në rastet e dështimit

Psikologu klinik, Elidon Shehu  në emisionin”Jeto me Orën” në RTV Ora foli rreth mënyrës se si mund të ringrihemi në rastet e dështimit.

Ringritje nga dështimi një problematikë që ndeshim në tentativë për të bërë gjërat që duam. Por si mund të ngrihemi për të vijuar me tej në të njëjtin intensitet.

“Jo të gjithë do të jenë të suksesshëm por më  e rëndësishme është ringritja. Duhet të luftojmë për të ecur përpara, bota është me ngjyra. Papritur ka barriera që mund të ndërpresin vrullin tonë për të vijuar. Dëshira për të vazhduar jetën dhe për ta rindërtuar sipas situatës duhet të jetë një gjë që duhet ta bëjë gjithsecili.”

Si mund ta ndihmojmë veten për të vijuar dinamikën?

“Gjërat nisin natyrshëm. Nëse dikush ndihet i vetmuar mund ta nisë qoftë dhe me një ecje apo duke dëgjuar muzikë.”

Nëse flasim për shëndetin mendor, si duket situate sot? A jemi të gatshëm për ti ndarë problematikat me të afërm dhe për ti adresuar te specialistët?

“Vitet e fundit ka njerëz të ndërgjegjësuar që flasin për shëndetin mendor, për problematikat që kanë. Më parë nuk e pranonin nëse kishin probleme me persona të shëndetit mendor. Problemet e shëndetit mendor janë pjesë e jetës. Ka pasur dhe raste që vijnë te specialistët dhe nuk tregojnë problemet e tyre por duket sikur adresojnë problemet sikur është i një personi të tretë. Kur fillon dhe jep këshilla thyhen barrierat. Një person i tretë nuk mund të dijë me detaje problematikat e një tjetri por për mua është një pikë e mirë.”

Ai thotë se ka dhe raste ku nuk pranojnë të trajtohen personat që kanë probleme.

“Mospranimi që ke një problem të shëndetit mendor është më e vështirë për tu trajtuar. Personi nuk e pranon këtë gjë. Ka pasur raste që e kemi gënjyer që do ta çojmë te një mjek i përgjithshëm dhe e kemi çuar te psikiatri. Ne si shoqëri e kemi tabu të kemi një person me probleme të shëndetit mendor.”

Shehu thotë se “Pas pandemisë njerëzit kanë shfaqur probleme të shëndetit mendor. Për shkak të Covid disa probleme të fshehura janë shfaqur dhe për këtë kërkohet një trajtim”.

Sakaq ai nuk nguron të jap dhe këshillat e tij për këtë  vit të ri.

“Duhet të bëjmë objektivat tona. Çdokush duhet të listojë se çfarë do të bëjë. Këto do të këshilloja.”


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.