Ju shijoftë kofsha e gjelit e u përlyfshi me sherbet kadaifi e bakllaveje!

Publicisti Ilir Demalia uron shqiptarët për Vitin e Ri 2023.

Uroj që viti 2023 të jetë viti i ndëshkimit të zullumit politikanëve të këtij 30 vjeçari te korrupsionit, abuzimit me pushtetin, dhe mos ndodhë ajo që ndodhi me kriminelet e regjimit komunist, që vdiqen në paqe dhe u varrosën edhe me shtrat topi nga demo(n)kracia.

Uroj që shoqëria shqiptare mos te jetë ajo e idiotsisë dhe vulgut kulturor Big Brother, Përputhen, Tallava Festival, Serialit të filmave turq.

Uroj që media, gazetarët të shkëputen si portavoçe të bandave politike në pushtet apo opozitë, si banda te lidhura me grupe kriminale dhe trafiqeve, duke u ”pastruar” nëpërmjet oligarkëve të klientës pushtetit.

Uroj që gazetarët të luajnë rolin e pushtetit katërt dhe informit dhe shërbimit ndaj publikut, dhe jo si bandë e katert që ushqehet me paranë e bandave politike dhe oligarkëve të pushtetit si bandë ekonomike.

Asgjë nuk do të ndodhë nga këto. Shqipëria e Shqiptarët, si kanë qënë, kanë për të qënë Selanik e përpjetë.

Kështu që uroj Gezuar!

Ju shijoftë kofsha e gjelit e u përlyfshi me sherbet kadaifi e bakllaveje!