Çifti kapet me një këlysh tigri në bagazhin e makinës

Policia në Meksikë, e cila ndaloi një çift në një autostradë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, u befasua kur gjeti një këlysh tigri në bagazhin e makinës.

Oficerët thanë se u bënë të dyshimtë kur çifti reagoi "agresivisht" pasi u ndalua në shtetin e Querétaro.

Nuk është hera e parë që kapet një tigër në Meksikë.

Trafikantët e drogës shpesh mbajnë kafshë ekzotike si kafshë shtëpiake dhe kontrabanda e maceve të mëdha është një biznes fitimprurës.

Policia bashkiake nga qyteti El Marqués përshkroi sesi çifti u përpoq të arratisej kur u ndaluan nga oficerët.

“Falë një manovre të shpejtë, oficerët kanë arritur t’i bllokojnë rrugën me një makinë patrulle dhe t’i arrestojnë menjëherë”, shkruan ata në një komunikatë për media.

Gjatë kontrollit të automjetit, ata hasën në këlyshin e tigrit të futur në mes të valixheve dhe çantave në bagazh.

Ata gjetën gjithashtu katër armë dhe pothuajse 100 gëzhoja.

Zyrtarët thanë se këlyshi po kujdesej nga ekspertë të cilët do të synonin ta kthenin atë në "habitatin e tij natyror".

Megjithatë, shumë nga kafshët e sekuestruara vitet e fundit janë blerë ilegalisht ose janë kontrabanduar.

Ligji meksikan gjithashtu ndalon ecjen e tigrave në publik.

Në vitin 2020, një tigër i rritur plotësisht i Bengalit u kap pasi kishte qenë duke bredhur në rrugët e Tlaquepaque, i ndjekur nga një burrë me një lak.

Pronari i saj kishte dokumentet e sakta, por policia argumentoi se ai nuk kishte respektuar rregullat e nevojshme të sigurisë.