Finlandezët po kërkojnë mënyra për të qëndruar ngrohtë, përballë frikës për ndërprerje të energjisë

Finlandezët janë mësuar të gjejnë mënyra për t'u ngrohur, por rritja e çmimeve të energjisë dhe rreziku i ndërprerjeve të energjisë këtë dimër i kanë shtyrë banorët e një prej vendeve më veriore të botës të grumbullojnë dru zjarri dhe të përshtasin shtëpitë për të kursyer energji.

Lidhjet energjetike të Finlandës me Rusinë fqinje u ndërprenë pasi Moska pushtoi Ukrainën 10 muaj më parë, duke i dhënë fund importeve të energjisë dhe gazit, ndërsa problemet teknike kanë kufizuar prodhimin nga një central i ri bërthamor, duke bërë që autoritetet të lëshojnë paralajmërime për ndërprerjet e energjisë elektrike.

Finlanda merrte një të tretën e energjisë së saj nga Rusia dhe tani jemi afër zeros," tha Riku Huttunen, drejtor i përgjithshëm i politikës së energjisë dhe klimës në Ministrinë e Çështjeve Ekonomike të Finlandës.

“Dikush mund të thotë se nëse kemi minus 20 gradë Celsius në jug dhe ndoshta minus 30 gradë në veri, rreziku i mungesës së energjisë është shumë afër”, tha Huttunen për Reuters.

Përballë rrezikut se mund të kapen të papërgatitur nga dimri i ashpër, finlandezët filluan të grumbullojnë elektrike dore, pompa nxehtësie, panele diellore dhe dru zjarri natyror këtë verë, i cili është i bollshëm pasi pyjet mbulojnë 75% të vendit.

“Kanë kaluar tre, katër muaj pa pushim”, thotë Jari Saari, një prodhuesi i druve të zjarrit duke folur për telefonatat e vazhdueshme të klientëve që duan të grumbullojnë dru zjarri dhe duke shpjeguar se në një moment ishin 400 persona që prisnin t'i shërbenin.

Sipas tij, kostot në rritje të lëndës drusore, transportit dhe ngrohjes kanë rritur çmimet,  dhe një metër kub dru zjarri tani kushton 120 euro nga 85-90 euro që kushtonte para krizës.

Mika dhe Satu Kirjavainen jetojnë në një fermë të vjetër, prej druri jashtë kryeqytetit Helsinki, ku dimri zgjat rreth 100 ditë.

Çifti konsumoi rreth 1600 kilovat-orë energji elektrike në dhjetor, por pasi ofruesi i tyre ngriti çmimet dy herë, ata kuptuan se po shpenzonin shumë energji.

Shtëpia e tyre në fermë, e cila u ndërtua 100 vjet më parë, tani është pajisur me priza 'të zgjuara', perde të trasha që mbajnë nxehtësinë brenda shtëpisë, një sobë të re në dhomën e gjumit dhe dy kanale ajri që kanalizojnë ajrin e ngrohtë nga oxhaku i energjisë në të tjera pjesë të shtëpisë.

"Nëse temperatura nuk ulet, konsumi ynë total do të jetë pak më shumë se 200 kilovat-orë këtë muaj," tha Satu Kirjavainen.