Mesha e fundit në Vatikan për 2022, Lutuni për Papa Ratzinger

Është mbajtur sot në Vatikan mesha e fundit e përgjithshme e Papa Franceskut për vitin 2022,

Në mbyllje të saj, Papa Francescku i ka kërkuar besimtarëe të luten për Papën e Nderit Ratzinger, gjëndja shëndetësore e të cilit është keqësuar mjaft gjatë ditëve të fundit për shkak të moshës së thyer.

Papa Ratzinger monitorohet cdo cast nga një staf mjekësh që kanë informuar se gjëndja e tij shëndetësore është nën kontroll.

Papa i Nderit Joseph Ratzinger për motive shëndetësore dha dorëheqjen më vitin 2013 e jeton brenda mureve të Batikanit në monasterin Mater Ecclesiae. 

Për tetë vite rresht ai ka qënë Papë në emrin Benedikti i XVI.

"Lutuni për Ratzinger është shumë i sëmurë" është shprehur Papa Francesku, në mbyllje të kësaj meshe të fundit për 2022.

Gjithashtu ai ka falenderuar Poloninë për ndihmën që po i jep popullit të Ukrainas si dhe një grup besimtarësh polakë që ndodheshin në sallë. 

"Kujtojmë që në historinë njerëzore fjala e fundit i takon Zotit, sepse gjithçka i përket dashurisë. Familjeve polake e ukrainase që ndodhen aktualisht në atdheun tuaj i jap sot bekimin tim", u shpreh ai.