Babagjyshi që uron me shenja, shpërndan dhurata për qindra fëmijë me vështirësi në dëgjim
Një babagjysh që komunikon në gjuhën e shenjave i bën të veçanta festat për fëmijët që nuk dëgjojnë. Njihuni me Santa Charles, një nga të paktët profesionistë që u jep dhuratën e festave fëmijëve të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim.
Ky që shihni në pamje është Babagjyshi që i bën Krishtlindjet të veçanta për fëmijët që nuk dëgjojnë. Ai është Santa Charles, një nga të paktët profesionistë të shurdhër që komunikon vetëm në gjuhën amerikane të shenjave.
Babagjyshi u jep dhuratën e festive fëmijëve të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim.
“Janë shumë momente të veçanta kur nis komunikimi me ta, sepse reflektojnë sa habi aq dhe lumturi. Ndihem i mbushur me gëzim”, shprehet ai në gjuhën e shenjave.
“Këta fëmijë janë të limituara për shumë mundësi. Ata zakonisht qendrojnë jashtë bisedave apo ngjarjeve familjare në tryezat festive. Kjo është një barriere e madhe komunikimi”.
Dhe për këtë fakt babagjyshi që krijon këtë lidhje me fëmijët me vështirësi dëgjimi është ndihmesë e madhe dhe lumturi edhe për prindërit e tyre.
Santa Charles e veshi kotumin e babagjyshit 6 vjet më parë.
“Asnjëherë nuk e kam parë veten time si një Babgjysh, por me inkurajimin e njërëzve më të dashur, vensosa ta provoj. Kur vesha kostumin ndjeva vërtet një lloj magjie” thotë ai.
Tani Babagjyshi bën shfaqje në të gjithë vendin dhe ndihet shumë krenar për lumturinë që dhuron për qindra fëmijë nën magjinë e festive të fundvitit.