Dhurata e Putinit/ Ngrirje e spermës falas për rusët që shkojnë në frontin e luftës

Pak para nisjes për në frontin në Ukrainë, ushtarët rusë do të kenë të drejtën të ngrijnë materialin e tyre gjenetik falas.

Kreu i Unionit Rus të Avokatëve, Igor Trunov, tha për agjencinë e lajmeve Tass se ushtarët e rekrutuar mund të mbajnë materialin e tyre gjenetik në bankat e spermës pa pagesë.

Ai gjithashtu ka përmendur, sipas BBC, se Ministria e Shëndetësisë iu përgjigj pozitivisht kërkesës për ushtarët dhe për sigurimin e detyrueshëm mjekësor.

Trunov njoftoi në Twitter se Unioni vepronte në emër të çifteve kur burri thirrej në front.

Departamenti, sipas Trunov, ka shqyrtuar mundësinë e subvencionimit me fonde federale për ruajtjen e materialit gjenetik të rekrutëve për periudhën 2022-2024.

Rusia ka mobilizuar 300,000 rezervistë që janë dërguar në frontin ukrainas.

Menjëherë pas shpalljeve të rekrutimit në shtator, trafiku në klinikat e fertilitetit u rrit në qiell, me të rinjtë që nxitonin të ngrinin spermën e tyre përpara se të humbnin jetën në Ukrainë.

Të tjerët e lanë materialin gjenetik para se të largoheshin nga Rusia.

Edhe pse nuk ka shifra të fundit nga pala ruse, humbjet besohet të jenë në dhjetëra mijëra burra.