Turisti irlandez humb jetën pasi bie nga treni në Tajlandë
Një turist irlandez 45-vjeçar vdiq të martën në Tajlandë pasi ra nga një tren në lëvizje, tha policia tajlandeze.
Patrick Ëard ra nga treni në provincën Kanchanburi, në perëndim të kryeqytetit Bangkok, teksa shikonte një pamje piktoreske, sipas raportimeve nga policia vendase.
Ishte e paqartë nëse Ëard po shikonte pamjen apo po bënte foto, tha një polic.
Policia u alarmua shpejt për incidentin dhe punonjësit mjekësorë nxituan për të ndihmuar Ëard, por nuk ishin në gjendje ta ringjallën atë.
Ëard kishte hipur në tren nga stacioni River Këai në Kanchanaburi, një provincë e njohur për tërheqjet e saj natyrore, duke përfshirë Shpellat Krasae, afër vendit të incidentit.
Shumë vizitorë tërhiqen gjithashtu nga historia e hekurudhës, e bërë e famshme nga filmi i Luftës së Dytë Botërore të vitit 1957, Ura mbi lumin Këai. Rruga hekurudhore, e ndërtuar nga të burgosurit e luftës, dikur lidhte Tajlandën me Mianmarin fqinj.
