Bombat ruse nuk kursejnë as maternitetin në Kherson, autoritetet: Një mrekulli që askush s'u lëndua
“Rusët bombarduan repartin e maternitetit të spitalit Kherson, ku lindën 2 fëmijë sot”.
Ishte ky njoftimi i frikshëm i Zëvendës Shefit të Zyrës Presidenciale, Timoshenko.
Sipas tij, nga sulmi nuk ka persona të lënduar.
Para sulmit, mjekët arritën të kryejnë me sukses një operacion cezarian dhe se pesë gra janë pas lindjes në repart.
“Është një mrekulli që askush nuk u lëndua. Mjekët dhe pacientët ishin në strehimore”, shtoi Timoshenko.
Ushtria ruse bombardoi qytetin lindor të Kharkiv dhe rajonin këtë mëngjes. Aktualisht nuk ka informacione për viktima dhe dëme materiale.Ndërkohë, administrata bashkiake e Kievit ka lëshuar një alarm sulmi ajror në kryeqytet.
"Kharkovi është nën zjarr. I kërkoj të gjithëve të qëndrojnë në strehimore dhe të respektojnë masat paraprake”, tha kryebashkiaku Igor Terekhov.
Autoritetet ukrainase po ashtu kanë njoftuar se forcat ruse kanë sulmuar spitalin në Kherson dhe se bombarduan repartin e maternitetit të spitalit. Para sulmit, raportohet se mjekët arritën të kryejnë një operacion cezarian, ndërsa në institucion janë pesë gra.
Raportohet për sulme ruse dhe në rajonin ukrainas Sumy, ku Kievi njoftoi se trupat ruse shënjestruan tre qytete në rajon, duke përfshirë Seredyno-Buda, Shelyhyne dhe Esman. Forcat ruse përdorën mortaja dhe artileri.
“Viti i ardhshëm do të jetë vendimtar”. Kështu ka deklaruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të mbrëmjes me video, raporton “Ukrinform”.
"Ne e kuptojmë se çfarë rreziqesh ka në dimër, ne e kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë në pranverë dhe për këtë arsye kuptojmë se çfarë arritjesh duhet të demonstrojë i gjithë sektori i mbrojtjes dhe sigurisë. Në përgjithësi, kjo javë do të jetë e rëndësishme për Ukrainën nga pikëpamja politike. Ne hyjmë në vitin e ardhshëm dhe duhet të mbajmë një kuptim të përbashkët të synimeve tona kombëtare. Sigurisht, çlirimi i tokës tonë nga armiku, si dhe rivendosja e Ukrainës, kthimi i popullit tonë në shtëpi, afrimi i mëtejshëm i shtetit tonë me partnerët kryesorë, hapja e mundësive të reja për Ukraina në botë, të gjitha këto janë detyra për të ardhmen e parashikueshme. Dhe jo vetëm për shtetin, por edhe për secilin prej nesh”, u shpreh lideri ukrainas.
Banorët e Kievit do të duhet të presin ndërprerje të përsëritura dhe të papritura të energjisë deri në fund të dimrit. Këtë e konfirmojnë edhe administrata komunale.


