Ligji për migrantët, Gjykata e Lartë e SHBA mban në fuqi politikën e Administratës "Trump"
Gjykata e Lartë e SHBA-së ka vendosur të mbajë në fuqi politikën e miratuar nga ish-presidenti Donald Trump, e quajtur “Titulli 42”, që bllokoi mijëra njerëz të kalonin kufirin SHBA-Meksikë.
Tashmë qeveria ka fuqinë për të dëbuar automatikisht migrantët që janë pa dokumente që kërkojnë të hyjnë në SHBA.
Heqja e mundshme e politikës kishte shkaktuar shqetësime se numri i emigrantëve në kufi do të rritej.
Administrata Joe Biden, ka deklaruar se do të pajtohet më vendimin, për në të njëjtën kohë kanë bërë thirrje për reformë të politikës së imigracionit.
“Ne jemi duke avancuar përgatitjet tona për të menaxhuar kufirin në një mënyrë të sigurt, të rregullt dhe njerëzore dhe do të vazhdojë të zgjerojë rrugët ligjore për imigracionin,” tha ajo në një deklaratë.
Votimi i kësaj politike pasoi me reagimet e udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara, por në të njëjtën kohë nuk është pritur mirë nga grupet e aktivistëve për imigracionin, të cilët kanë për qëllim ti jepnin fund politikës "Titulli 42", duke argumentuar se ishte në kundërshtim më detyrimet ndërkombëtare për tu dhënë njerëzve azil.
Ndërsa, përkrahësit e “Titullit 42” dhe zyrtarët në shumë komunitete kufitare, argumentuan se heqja e politikës do të çonte në një rritje të mbërritjeve në kufi, duke vënë një tendosje mbi burimet. /BBC

