Kishte borxhe, gruaja inskenon vdekjen e saj dhe e publikon në rrjetet sociale të vajzës

Një grua indoneziane shkoi aq larg sa inskenoi vdekjen e saj në Facebook për të shmangur pagesën e një borxhi ndaj një kolegu të punës.

Paratë duhej të paguheshin deri  më 20 nëntor , megjithatë gruaja nuk ishte në gjendje të shlyente shumën deri në atë datë dhe kërkoi një shtyrje deri më 6 dhjetor , sipas Daily Star.

Mirëpo, edhe ai afat kaloi dhe gjashtë ditë më vonë, më datë 12 të muajit , vajza e saj njoftoi vdekjen e nënës së saj në  Facebook pas një aksidenti automobilistik.

Postimi thoshte se ajo kishte vdekur në një urë pranë shtëpisë së saj në Sumatrën e Veriut, ndërsa lajmëroi edhe për varrimin e saj.

Drama nuk u ndal me kaq, pasi në Facebook kishte edhe një foto të trupit të mbështjellë me çarçaf si dhe një tjetër imazh nga një spital. Foto të tjera e shfaqnin gruan me sy të mbyllur, duke u shtirur si… e vdekur.

E bija, megjithatë, thuhet se pranoi se gjithçka në postim ishte një gënjeshtër, duke pretenduar se nëna e saj kishte hakuar llogarinë e vajzës në Facebook.