Çmendet 88-vjeçari francez, fut një bombë të Luftës së Dytë Botërore për kënaqësi seksuale

Mjekët mbetën të tronditur pasi një francez 88-vjeçar mbërriti në spital me një bombë të Luftës së Parë Botërore të ngecur në rektum.

Shtetasi i moshuar i paidentifikuar mbërriti në Spitalin Sainte Musse në Toulon, Franca jugore, të shtunën në mbrëmje me shpresën se do t'i hiqej predha e artilerisë 20 cm nga anusi i tij.

Ardhja e tij shkaktoi një frikë nga bomba pasi zyrtarët e spitalit kishin frikë se eksplozivi antik do të shpërthente, raportoi organizata franceze e lajmeve Var-Matin.

Megjithatë, ekspertët e asgjësimit të bombave përcaktuan se kishte pak rrezik që predha të shpërthejë brenda njeriut.

Mësohet se burri e kishte futur nga pjesa e poshtme bombën për kënaqësi seksuale.

Një zëdhënës i Spitalit Sainte Musse tha: "Ndodhi një emergjencë nga ora 21:00 deri në orën 23:30 të së shtunës që kërkoi ndërhyrjen e personelit të asgjësimit të bombave, evakuimin e emergjencave të të rriturve dhe pediatrisë si dhe devijimin e emergjencave në hyrje."

Zëdhënësi shtoi: “Duhej të menaxhonim rrezikun në një kuadër reaktiv. Kur kemi dyshime, kemi marrë të gjitha masat paraprake.'

Pavarësisht se mjekët kishin frikë për sigurinë e tyre nëse do ta hiqnin objektin me operacion, ekspertët e shpërthimit i qetësuan.

Doli se bomba ishte një artikull koleksionist nga Lufta e Parë Botërore dhe përdorej zakonisht nga ushtria franceze në fillim të viteve 1900.

Në atë që duhet të ketë qenë një procedurë e dhimbshme për të moshuarin, mjekët mundën të hiqnin bombën pasi bënë një prerje.

Pasi u hoq nga rektumi i burrit, mjekët konstatuan se ajo ishte me në gjatësi 20 cm dhe gjerësi më shumë se 5 cm.

Zëdhënësi i spitalit tha se burri po shërohej mirë dhe ishte në 'shëndet të mirë'.