A po ndryshon strategji Beogradi? Veliu: Kosova duhet të jetë e kujdesshme me ndërkombëtarët
Lulzim Veliu ekspert për çështjet e integrimit në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli rreth situatës në të cilën gjendet veriu i Kosovës.
Sipas tij Serbët mundohen të shfrytëzoj gjithçka që është e mundur në Kosovë vetëm që të destabilizojnë rajonin.
Lulzim Veliu: Serbët mundohen të shfrytëzoj gjithçka që është e mundur në Kosovë vetëm që të destabilizojnë rajonin. Jemi në një moment kuç ku bashkësia ndërkombëtare është e vendosur ti jap fund problemit serb-kosovar. Në momentin që serbët nuk janë duke u ndarë të kënaqur me rrjedhjen e dialogut kërkojnë të shfrytëzojnë gjithçka që është e mundur vetëm e vetëm që të dalin sa më pozitiv kundrejt bashkësisë ndërkombëtare. Në situate të caktuara dhe pse vetë i fryjnë konfliktet dalin si shpëtimtar dhe si stabilizues në rajon.
A duhet të ndërhyjë KFOR?
Lulzim Veliu: Ndërhyrja e KFOR dhe e NATO-s duhej të bëhej shumë më herët. Jemi dëshmitar të bllokadave të njëpasnjëshme që Serbia e bën. Tani është moment i fundit që KFOR të largojë bllokadat. Është moment që dialogu i vendosjes së marrëdhënies mes dy vendeve. Kosova duhet të jetë e kujdesshme me ndërkombëtarët sidomos me partnerin tonë strategjik SHBA. Duhet të jemi të kujdesshëm të mos ndërmarrim asnjë veprim pa një koordinim të mirë me SHBA dhe vendet e BE.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
