Serbët të organizuar në protestë kundër paralajmërimeve të Albin Kurtit

Serbët e Kosovës, kanë zhvilluar protestë kundër deklaratave të Albin Kurtit, për largimin e barrikadave. Të organizuar me transport të posaçëm nga zona të ndryshme, ata theksuan se luftojnë për të drejtat e tyre, por nuk munguan as personat që u shprehën se i kishin detyruar.

Qytetarë serbë të veriut të Kosovës, janë mbledhur në Rudarë të Zveçanit, për të protestuar kundër qëndrimeve të kryeministrit Albin Kurti. Të organizuar me mjete të ndryshme, u vu re se ata kanë mbërritur në zona të ndryshme e të organizuar, duke mbajtur edhe banderola kundër kreut të qeverisë.

Protesta u mbajt në mesin e komunitetin lokal serb njohur si “Te kryqi”, ku është vendosur edhe një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës, qysh më 10 dhjetor.

Sipas mediave kosovare protestuesit janë persona kryesisht të punësuar në institucionet serbe, që funksionojnë në Kosovë. Ata thanë se luftojnë për të drejtat e tyre, por nuk munguan as tubues që deklaruan se kanë qenë të detyrur të marin pjesë, duke e cilësuar “obligim pune”.

Përveç flamujve serbë dhe pankartave me mbishkrime të ndryshme, ajo se çfarë u vu re ishin patrulla me dimensione të mëdha në të cilën shkruhet “Kurt, kosova nuk është e gjyshit tënd, është e gjyshërve tanë.”

Reagimet kanë ardhur pas deklaratave të Kurtit, se heqja e barrikadave mund të pasohet edhe me viktima.

pak para nisjes së protestës, ka reaguar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se serbët në veri të Kosovës do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tij, për kërkesat e tyre.