Argjentinë, tifozi tenton të hidhet në autobusin e skuadrës por rrëzohet në tokë, shikojeni!

Një tifoz i ri në moshë rrezikoi të humbiste jetën gjatë festimeve NË Buenos Aires. Në një nga mbikalimet e qytetit ai tenton të hidhet në autobusin e hapur me lojtarët në paradë prej disa orësh.

I pari arrin të zbresë në tarracën e autobusit ndërsa tjetri rrëzohet në tokë dhe transportohet në spital. Për fat të të mirë, episodet e rënda janë evituar ndërsa lojtarët e mbyllën paradën pasi u transportuan me helikopter.

Forcat e rendit nuk morën përsipër të vijonin rrugëtimin në zemër të qytetit për shkak të turmës së madhe dhe Messi bashkë me skuadrën e mbyllën xhiron e gjatë në ajër.