Aktori i njohur Danny DeVito pranon origjinën arbëreshe: Gjyshja ime fliste gjuhën geg

Aktori i njohur botëror Daniel Michael DeVito, Jr., i njohur më mirë si Danny DeVito ka folur edhe për origjinën e tij shqiptare.

Danny DeVito duke folur në një emision ka treguar prejardhjen e tij arbëreshe nga nëna e tij teksa ishte i ftuar nga i famshmi Regis Philbin.

Aktori tha se ai është arbëresh nga nëna dhe babai.

"Familja ime është nga Kalabria, një nga gjyshërit e mi është nga Kalabria, mu ne çizme te Italisë dhe mu aty është Shqipëria. Unë e njihja atë kur isha fëmijë dhe ajo ishte pak a shumë 80 vjeçe dhe ajo vdiq në një histori tragjike. Ajo fliste një gjuhë të quajtur geg.”

Lidhur me këtë term në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma, albanologu arbëresh Matteo Mandala thotë se kemi të bëjmë me një etnonim, pasi kur arbëreshët u vendosën në Kalabri nuk ekzistonte fare ndarja dialektore e shqipes në gegërisht dhe toskërisht.

"Nuk bëhet fjalë për gegërishten. Ai e thotë qartë se gjyshja ishte arbëreshe me prejardhje nga Kalabria. Kur kanë ardhur arbëreshët në Kalabri nuk ekzistonte fare një nëndarje dialektore midis gegëve dhe toskëve, ose gegërishtes dhe toskërishtes. Është një anakronizëm historik që vetëm ata që nuk njohin historinë e gjuhës shqipe mund ta pohojnë.

Kemi të bëjmë etnonim që është quajtur që në kohën kur e ka studiuar i madhi profesor Çabej në punimin doktorant të tij që është mbrojtur në Vjenë në 1983, shpresoj të botohet dhe në gjuhën shqipe sa më shpejt.

Një studim shumë i rëndësishëm mbi të folurën arbëreshe. Çabej sqaroi se ishte mënyra që përdornin italianët e Kalabrisë kur quanin arbëreshët "gjegj". Rridhte nga folja "gjegjen", dëgjoj, urdhëro, me të cilën arbëreshët i përgjigjen një pyetje ose kur thirren në emër nga një person që do respektuar", sqaroi profesori arbëresh Matteo Mandala.