Kremlini e quan kufirin e çmimit të gazit të BE-së 'të papranueshëm'

Kremlini e ka cilësuar si “të papranueshëm” tavanin e çmimit të shitjes me shumicë të gazit natyror, të miratuar më herët sot nga ministrat e energjisë të vendeve anëtare të BE-së.

"Kjo është një shkelje e procesit të tregut për përcaktimin e çmimeve," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas agjencive ruse të lajmeve. 

"Çdo referencë për "tavanet" (të çmimeve) është e papranueshme," shtoi ai.

Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian ranë dakord pak më herët për vendosjen e një tavani për çmimin e shitjes me shumicë të gazit natyror.

Sipas Reuters, kufiri është vendosur në 180 euro dhe do të hyjë në fuqi pas datës 15 shkurt.