U arratis me sharrë elektrike nga komisariati, më pas mori peng fëmijët e tij, arrestohet 35-vjeçari

Një burrë është arrestuar pas një përplasjeje me policinë që zgjati disa orë, e cila filloi pasi i dyshuari u përpoq të hynte në një stacion policie në Cohasset, Massachusetts, duke përdorur një sharrë elektrike.

Burri u përpoq të kalonte në stacionin në juglindje të Bostonit, përpara se të largohej nga zona dhe të mbyllej në shtëpinë e tij, ku mbajti dy fëmijët e tij të vegjël pranë një dritareje, ndërsa forcat e rendit u përpoqën të komunikonin me të.

Policia hyri në banesë dhe ka ndaluar burrin. Tashmë gjykimi i Brien Buckley, 35 vjeç, do të bëhet në Gjykatën e Qarkut Quincy të hënën.

Ai përballet me një sërë akuzash, duke përfshirë sulmin me anë të një arme të rrezikshme me sharrë elektrike, dëmtim të pronës, rrezikim të fëmijëve, rezistencë ndaj arrestimit, drejtim automjeti për të rrezikuar, sjellje të çrregullt, prishje e qetësisë dhe pakujdesi.

Shefi i policisë së Cohasset William Quigley tha se oficerët hynë në shtëpi dhe përdorën një armë trullosëse për të hequr zotin Buckley nga djali dhe vajza e tij, të cilët janë të dy nën moshën pesë vjeç.

Shefi shtoi se Buckley është i njohur për policinë lokale dhe se ai u përpoq të futej në hollin e stacionit të policisë duke prerë një derë sigurie pasi mbërriti duke e drejtuar kamionin e tij në lëndinën e stacionit.

Shefi tha se Buckley hyri dhe terrorizoi punonjësin civil në polici që ishte pas derës së sigurisë dhe xhamit të sigurisë, por ai dëmtoi hollin me sharrë elektrike dhe më pas u largua nga stacioni i policisë.

Hetuesit thanë se Buckley i mbajti fëmijët e tij pranë dritares në një moment gjatë përplasjes. Policia ka thënë se fëmijët janë të sigurt dhe janë vendosur pranë familjarëve.