Shpërthimi i cisternës në Afganistan, numri i të vdekurve rritet në 31

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i një cisternë në një tunel në veri të Kabulit është rritur në 31.
Kështu ka bërë të ditur një zyrtar, ndërsa dhjetëra persona të tjerë kanë pësuar djegie.

Incidenti ndodhi të shtunën në provincën Parwan, në veri të Kabulit, në kalimin Salang, duke lënë udhëtarët të bllokuar në të dy anët e malit. 

Numri do të rritet më tej, sipas Sharafat Zaman Amar, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetit Publik. 

Cisterna është përmbysur dhe ka marrë flakë në tunel, duke i vënë flakën shumë automjeteve të tjera. Kalimi Salang, një nga autostradat malore më të larta në botë në një lartësi prej rreth 3,650 metrash, u ndërtua nga specialistë të epokës sovjetike në vitet 1950 dhe përfshin një tunel të ngushtë 2.6 kilometra. 

Kalimi përshkon vargun malor Hindu Kush dhe lidh kryeqytetin Kabul në veri. E cilësuar si një vepër e madhe inxhinierike pas përfundimit të saj, Kalimi Salang shpesh mbyllet për ditë të tëra për shkak të aksidenteve, reshjeve të mëdha të borës dhe orteqeve gjatë dimrit.