Suedia sheh vitin më vdekjeprurës me 60 të vdekur nga të shtënat

Me 60 persona të vrarë nga të shtënat në Suedi deri më tani këtë vit, 2022 do të bëhet viti më vdekjeprurës që nga përpilimi i këtyre statistikave në vitin 2016, citoi Televizioni Suedez (SVT) teksa iu referohej statistikve të policisë.

"Këtë vit, ne kemi parë një rritje masive," i tha SVT të dielën Magnus Gerell, një profesor i asociuar dhe kriminolog në Universitetin Malmo.

"Është një numër jashtëzakonisht i lartë dhe një rritje shumë e madhe në krahasim me vitet e fundit. Zhvillimi është nxitur edhe nga fakti se më shumë nga viktimat (nga të shtënat) vdesin," tha Gerell.

Ai shtoi se shumica dërrmuese e të shtënave ndodhën në një mjedis kriminal dhe mënyra e veprimit dhe demografia e bandave kriminale kishin ndryshuar gjatë viteve, raportoi agjencia e lajmeve Xinhua.

"Sot është më e zakonshme që ka më shumë se një sulmues dhe që të shtëna më shumë. Duket sikur vrasjet janë planifikuar më me përpikëri, gjë që çon në më shumë vdekje," tha Gerell.

"Një trend që kemi parë prej kohësh është se viktimat dhe sulmuesit po bëhen më të rinj. Sot shpesh adoleshentët qëllojnë adoleshentë të tjerë."

Ai gjithashtu shtoi se hulumtimet kishin treguar se ndikimi në shoqëri ishte bërë më i rëndë.

Rekordi i mëparshëm u vendos në vitin 2020 me 47 vdekje, treguan statistikat e policisë.