Kujdes gripin! Shkuarja me vonesë tek mjeku ka pasoja

Gripi po qarkullon masivisht në vendin tonë kohet e fundit. Mjekët këshillojnë pacientët të kryejne vizitat ne kohe që të shmangin komplikacionet shëndetësore.

Gripi po prek në masë moshat e treta dhe ata me sëmundje kronike.

Mjekja e familjes Bruna Toçilla, thotë se krahasuar me disa javë më parë, numri ka qenë më i ulët, por përsëri mbetet shqetësues.

Bruna Toçilla: "Paraqiten raste që kanë simptoma të virozave por nuk ka fluks të shtuar. Grupmoshat që paraqiten më shumë janë mosha e tretë dhe të sëmurët kronikë."

Edhe fëmijet po i kalojnë me vështirësi virozat, disa madje kanë ardhur nga rrethet për të marrë shërbim në Tiranë.

"Kemi ardhur nga Lezha. Fëmija ka bark e të vjella" tregon një nënë e re.

 Paraqitja me vonesë të mjeku shpesh sjell komplikacione.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

I tille është rasti i këtij 9 vjeçari.

"E mbajta dy ditë në shtëpi dhe e solla sot. Shoh që qenka virozë më e rëndë që kalon në bronkopolmoni"

Fushata e vaksinimit është në proces, ndërkohë që ka përfunduar vaksinimi te stafi mjeksor, policët dhe mësuesit.

Bruna Toçilla:"Mirë është që brenda dhjetorit të ketë mbaruar procesi i vaksinimit" 

Ndryshe nga viti i kaluar, aktualisht gripi po dominon mbi covid19.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.