A mund të pini alkool teksa merrni antibiotikë?

Shumë prej nesh pëlqejnë të shijojnë një pije herë pas here.

Por nëse keni një infeksion të keq bacterial dhe merrni  antibiotikë, mund tw pyesni nwse lejohet apo jo konsumimi i njw gote alkool.

Është e dobishme të dini detajet se kur mund dhe nuk mund të merrni alkool gjatë përdorimit të antibiotikëve:

Në çdo kuti ilaçesh do të jetë një 'Fletëpalosja e informacionit për pacientin' - e cila ia vlen gjithmonë të lexohet përpara se të filloni ndonjë mjekim të ri.

Ai do të detajojë gjëra të tilla si efektet anësore, paralajmërimet dhe nëse mund të konsumoni apo jo alkool.

NHS thotë me qetësi "nuk ka gjasa që pirja e alkoolit në moderim të shkaktojë probleme nëse jeni duke marrë antibiotikë të zakonshëm.

Por në përgjithësi thotë se është një "ide e mirë të shmangni pirjen e alkoolit kur merrni ilaçe ose ndiheni keq".

Disa ekspertë thonë se alkooli mund të parandalojë që antibiotikët të funksionojnë siç duhet.

Klinika Mayo thotë se alkooli mund të zvogëlojë energjinë tuaj dhe të vonojë sa shpejt shëroheni nga sëmundja.

Ka disa rrethana ku njerëzit duhet të shmangin plotësisht alkoolin, duke përfshirë këdo që merr ose metronidazol ose tinidazol.

Alkooli mund të shkaktojë një reagim serioz kur kombinohet me këto barna. Simptomat mund të përfshijnë:

Mungesa e frymëmarrjes

Dhimbje koke

Dhimbje gjoksi

Skuqje e lëkurës

Rritja ose rrahjet e parregullta të zemrës