Përplasje me armë në një fermë të Australisë, humbin jetën 6 persona, mes tyre dy policë
Gjashtë persona, përfshirë dy oficerë policie, janë qëlluar për vdekje pas një prite në një pronë të largët australiane.
Policia tha se ata kishin qenë në kërkim të një personi të zhdukur në Wieambilla - 270 km në perëndim të Brisbane, Queensland, kur u qëlluan mbi të.
Pas një rrethimi të gjatë, tre të dyshuar u qëlluan për vdekje nga policia. Motivi mbetet i paqartë, thanë autoritetet.
Kryeministri Anthony Albanese e quajti atë një "ditë zemërthyese" për Australinë.
Katër oficerë policie të armatosur fillimisht shkuan në pronë të hënën pasdite me orën lokale, pas një kërkese nga policia e Uellsit të Ri Jugor.
Policët Matthew Arnold, 26 vjeç dhe Rachel McCrow, 29 vjeç, u qëlluan për vdekje teksa i afroheshin pronës. Një tjetër oficer pësoi një "grasë plumbi" dhe i katërti u arratis pa lëndime fizike, tha policia.
Një fqinj, 58-vjeçari Alan Dare, u vra nga të dyshuarit pasi shkoi në pronë për të hetuar.
Rrethimi përfshinte "shumë armë" dhe vazhdoi për orë të tëra, përpara se të dyshuarit - dy burra dhe një grua - të qëlloheshin nga oficerë të trajnuar posaçërisht, thanë autoritetet.
Njëri u identifikua si Nathaniel Train, 46 vjeç, një ish-drejtor shkolle.
Të tjerët ishin vëllai i tij Gareth Train, 47 vjeç, dhe gruaja e Gareth, Stacey Train, 45, të cilët ishin bashkëpronarë të pronës.
Komisionerja e Policisë së Queensland, Katarina Carroll e përshkroi sulmin si një "tragjedi të paimagjinueshme" dhe humbjen më të madhe të jetës në një incident të vetëm në shumë vite.
"Ata oficerë nuk patën asnjë shans. Fakti që dy dolën të gjallë është një mrekulli," tha ajo pasi vizitoi vendin e ngjarjes të martën.
Oficeri i padëmtuar, një fillestar i betuar vetëm disa javë më parë, arriti të gjejë mbulim dhe të thërrasë për ndihmë.
Të dyshuarit më pas u përpoqën ta nxirrnin jashtë duke hapur një zjarr, tha presidenti i Unionit të Policisë në Queensland, Ian Leavers.
"Ajo nuk e dinte nëse do të qëllohej, apo [nëse] do të digjej e gjallë," i tha ai Australian Broadcasting Corporation (ABC).
"Unë e di se ajo u dërgonte mesazhe njerëzve të dashur, duke thënë se ishte në një pikë ku mendonte se ishte fundi. Çfarë po kalonte në mendjen e saj, askush nuk mund ta kuptojë."