Iran: 11 persona të dënuar me vdekje dhe 400 me burgim deri në 10 vjet
Gjyqësori iranian tha se kishte dhënë dënime me vdekje për 11 persona të përfshirë në protesta.
Megjithatë, aktivistët thonë se dhjetra persona të tjerë janë dënuar me vdekje.
Mijëra njerëz janë arrestuar që nga 16 shtatori kur shpërthyen protestat.
Dy të rinj janë ekzekutuar deri më tani, Mohsen Shekari u var më 8 dhjetor dhe Majidreza Rahnavard dje: të dy 23 vjeç, u ekzekutuan me akuzën e "moharebeh", "armiqësi kundër Zotit" sipas sheriatit islamik iranian.
Gjykatat në Teheran kanë dënuar 400 persona me burgim deri në 10 vjet për përfshirjen e tyre në protestat e shkaktuara nga vdekja e Mahsa Amini, tha sot gjyqësori i Iranit.
Në seancat dëgjimore për rastet e rebelëve në provincën e Teheranit, 160 persona u dënuan me nga pesë deri në dhjetë vjet burg, 80 me nga dy deri në pesë vjet dhe nga 160 deri në dy vjet.
