Zelensky: Lufta do të përfundonte me vdekjen e Putinit
Me vdekjen e presidentit rus Vladimir Putin, lufta në Ukrainë do të përfundonte. Kështu është shprehur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i intervistuar nga David Letterman.
"Le të supozojmë se Putini ftohet keq dhe vdes, se ai aksidentalisht bie nga dritarja dhe vdes. A do të vazhdojë lufta?" - pyet Letterman Zelensky gjatë intervistës.
"Jo", përgjigjet lideri ukrainas në mënyrë të ftohtë. "Nuk do të kishte luftë."
Zelensky po ashtu i kërkoi G7 të rrisë ndihmën për Ukrainën në sektorin e gazit.
“Terrori kundër termocentraleve tona na ka detyruar të përdorim më shumë gaz sesa pritej. Për këtë arsye ne kemi nevojë për mbështetje shtesë këtë dimër të veçantë. Po flasim për një vëllim prej rreth dy miliardë metra kub gaz, i cili duhet të sigurohet shtesë.”
Lufta në Ukrainë është futur në ditën e saj të 292-të.
Rusia kundërshton propozimin e kardinalit Pietro Parolin për të pritur bisedimet midis Moskës dhe Kievit në Vatikan.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka deklaruar se hipoteza e një ndërprerje të plotë të energjisë elektrike pas bombardimeve ruse është mjaft realiste.
