Escobar e Hovenier takojnë krerët e Listës Serbe, diskutojnë për situatën e sigurisë

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier, të hënën janë takuar me udhëheqësit e Listës Serbe.

Në këtë takim, sipas njoftimit të Listës Serbe, është diskutuar për situatën politike dhe të sigurisë.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe me të dërguarin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe të dërguarin amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier biseduan për situatën politike dhe të sigurisë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe në Facebook./Koha.net/