Humbin jetën 3 prej djemve që ranë në liqenin e ngrirë, njëri hyri të shpëtonte djemtë e tjerë

Tre prej djemve që ranë në liqenin e ngrirë të Birminghamit kanë humbur jetën.

Bëhet fjalë djem të moshës 8, 10 dhe 11 vjeç.

10-vjeçari vdiq duke u përpjekur të shpëtonte tre djemtë e tjerë që kishin rënë përmes akullit në liqen të dielën.

Jack Johnson, 'vrapoi dhe u përpoq të shpëtonte' fëmijët e tjerë  të cilët ai nuk i njihte dhe që të gjithë besohet se janë nga një familje, shkroi tezja e tij Charlotte McIlmurray në Facebook.

“Nipi im i pa duke kaluar nëpër akull dhe ai vrapoi dhe u përpoq t'i shpëtonte. Thjesht jemi thyer për këtë dhe për të zbuluar se ai vdiq duke u përpjekur të shpëtonte tre djem që as nuk i njihte, kjo thjesht e përmbledh atë, ai ishte i mahnitshëm," tha ajo.

Djali i katërt, gjashtë vjeç, po lufton për jetën në spital.