Scholz: Një platformë për të koordinuar ndihmën për Kievin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2022, 22:45
Është arritur një marrëveshje nga G7 për një "platformë" për "koordinimin e ndihmës financiare" për Kievin.
Këtë e bëri të ditur kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një konferencë për shtyp pas G7 virtuale.
"Objektivi, tha Scholz, është që të ndërtohet me shpejtësi kjo platformë me pjesëmarrjen e Ukrainës, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe partnerëve të tjerë".
Ndihma për Ukrainën do të jetë një detyrë shumë e madhe, e krahasueshme me 'planin Marshall' pas Luftës së Dytë Botërore, shtoi ai.
