VIDEO/ Tanku rus dhe ukrainas në duel të hapur, ja kush "fitoi"
Ky është momenti kur forcat ukrainase shkatërruan një T-73 rus në një duel tankesh.
Pamjet ajrore tregojnë një T-64 ukrainas që rrotullohet në një rrugë përpara se të hapë zjarr dhe duket se godet një kundërshtar rus.
T-64 ra në shenjë me goditjen e parë, duke u ndjekur shpejt me një goditje të dytë për ta shkatërruar atë.
Publikimi i pamjeve vjen ndërsa forcat ruse godasin objektivat në Ukrainën lindore dhe jugore me raketa, drone dhe artileri.
Imazhet e dy tankëve në luftë "për jetë e avdekje" janë marrë nga Brigada e Mekanizuar e Veçantë e 92-të të dielën, më 11 dhjetor.
Së bashku me videon, njësia lëshoi një deklaratë duke festuar fitoren.
"Ekuipazhi i tankeve T-64BV, brigada e famshme 92 e mekanizuar e veçantë, hyri në një duel tankesh kundër një T-72B3 rus. Tanket ukrainase vërtetuan se kush është bosi në Ukrainë.
Që nga gjuajtja e parë, tanku i armikut u shndërrua në skrap. Lavdi Ukrainës dhe trupave të tankeve! Fitorja është e jona!' thuhet në deklaratë.