VIDEO/ Londra mbulohet nga dëbora, dhelprat dalin në rrugët e qytetit

Londra është mbuluar të dielën nga dëbore.

Në disa zona të kryeqytetit anglez ka pasur reshje të dendura bore, duke shkaktuar edhe problematika.

Dëbora mbuloi edhe rrugët luksoze të Belgravias, që dallohet për rezidencat elegante, ambasadat e huaja, restorantet luksoze që ndodhen pranë Hyde Park dhe kopshtet e Pallatit Buckingham.

Në një nga këto rrugë vendosi të bënte shëtitjen e saj në mbrëmje dhe një dhelpër.

Megjithatë, forcat e policisë britanike po paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve që të shmangin përdorimin e mjeteve, ndërsa temperaturat në disa zona sonte pritet të arrijnë -12 gradë Celsius, sipas parashikimeve të motit, duke e bërë Britaninë më të ftohtë se Islanda.

Bora u pa në shumë pjesë të vendit të dielën në mëngjes, duke përfshirë Bristol, Uellsin jugor dhe Sheffield, me borë që shkon drejt juglindjes së Anglisë pasdite.