Vojsava Alia zbulon projektin e ri muzikor në “Jeto me Orën”
Këngëtarja Vojsava Alia në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora fili rreth projektit më të fundit muzikor “Larg syve” si dhe tregoi se cili do të jetë projekti i radhës.
Vojsava tregoi se cili ishte motivi i këngës “Larg syve” dhe se si u prit nga publiku.
Vojsava Alia: Jam shumë e lumtur. Projekti është pritur shumë mirë. Tani po bëhem gati për projektin e radhës. Me këtë këngë kam dashur të prek një temë që e kam diskutuar dhe me njerëz të afërt dhe me histori të dëgjuara. Ndodh emigrimi dhe shpesh i kemi kënduar mallit të nënës, të babait. Unë doja ti këndoj mallit të një femre që i ikën i dashuri, bashkëshorti. I ikën për një jetë më të mirë por ndonjëherë e mbajnë familjen ndonjëherë e shkëpusin dashurinë.
Ajo tregoi se së shpejti do të nxjerr një këngë të re.
Vojsava Alia: Ka marrë kohën e mjaftueshme për tu realizuar. Jam një njeri ritmik dhe më pëlqejnë këngët e tilla. Në këngën e re kam vendosur titullin në fillim dhe më pas e kam ndërtuar. Duke qenë në prag festash kam zgjedhur të bëj një këngë që flet për familjen. Gjithmonë e ka këtë magjinë fundviti që i mbledh njerëzit. Këngën e kam titulluar “Familja mbi gjithçka”. Do ta sjell brenda muajit dhjetor.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
