Rrëfimet në serialin “Harry dhe Meghan”, Harry: Sakrifikova gjithçka për gruan time
Seriali “Harry dhe Meghan” që po transmetohet në Netflix, sjell shumë detaje nga jeta e çiftit në familjen mbretërore, marrëdheniet e vështira me shtypin britanik dhe racizmin. Çifti thonë si i bashkon një histori e madhe dashurie dhe se do t’i bëjnë ballë çdo sfide së bashku. Ende nuk ka asnjë koment nga Pallati Mbretëror.
Dokumentari i ri, i titulluar “Harry dhe Meghan” që po transmetohet në rrjetin televiziv Netflix, sjell shumë detaje nga jeta e çiftit në familjen mbretërore, marrëdheniet e vështira me shtypin britanik dhe racizmin. Duka i Sussex ka rrëfyer se ai sakrifikoi "gjithçka që di" për t'u bashkuar me Meghan "në botën e saj". Gjatë episodit të parë një orësh, i cili përfshin një intervistë ulur me çiftin si dhe pjesë nga një video ditar, Harry thotë:
"Detyra ime është të ruaj familjen time. Por natyra e të qenit i lindur në këtë pozicion... dhe niveli i urrejtjes që po ngjallet në tre vitet e fundit veçanërisht kundër gruas dhe djalit tim… jam i shqetësuar për sigurinë e familjes sime”.
Harry e përshkruan marrëdhënien e tij dhe Meghan si një histori të madhe dashurie:
"Ajo sakrifikoi gjithçka, lirinë që kishte, për t'u bashkuar me mua në botën time. Dhe shumë shpejt pas kësaj përfundova duke sakrifikuar gjithçka për t'u bashkuar me të në botën e saj."
Çifti foli edhe për takimet me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.
"Kur u takove me Will dhe Kate për herë të parë, ata erdhën për darkë. Mbaj mend që isha me xhinse të grisura dhe zbathur. U afrova për një përqafim. Por kjo është vërtet e bezdisshme për shumë britanikë. Mendoj se fillova të kuptoj shumë shpejt se formaliteti nga jashtë mbartej brenda."
Duke folur në episodin e dytë, Harry thotë se anëtarët e Familjes Mbretërore pyetën pse Meghan duhet të mbrohet nga titujt e gazetave.
"Drejtimi nga Pallati ishte mos thuaj asgjë," thotë Harry.
Ai thotë se ka një "nivel të madh paragjykimesh të pavetëdijshme" në Familjen Mbretërore.
Në episodin e tretë, Meghan e quan kohën rreth fejesës së tyre një "reality show të orkestruar" dhe se intervista e saj me Mishal Husain. Ish-drejtori i përgjithshëm i BBC-së Lordi Tony Hall tha për Radio 4's World at One se kjo ishte "thjesht e pavërtetë".
Duka e krahason Meghan me Princeshën Diana, duke thënë: "është kaq e ngjashme me mamanë time. Ajo ka të njëjtën dhembshuri, ka të njëjtën ndjeshmëri.
Tre episodet e para të serialit gjashtëpjesësh të titulluar "Harry & Meghan" u publikuan të enjten. Buckingham Palace ende nuk i është përgjigjur pretendimeve në dokumentar dhe Netflix thotë se anëtarët e Familjes Mbretërore refuzuan të komentojnë serialin.
